E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cili është goli më i bukur i sezonit?

Koreani Heung-Min Son fitoi çmimin e Premier League, për golin më të bukur të sezonit. Lojtari i Tottenham realizoi një spektakël të vërtetë në ndeshjen e 7 Dhjetorit të 2019 ndaj Burnley.

Tottenham ishin në avantazh 2-0 kur koreani mori topin në mesfushën e tij edhe u nis në një sulm i vetëm duke thyer një nga një mbrojtësit e Burnley për të përfunduar me sukses aksionin e tij. Ky gol ndihmoi Spurs-at në fitoren e tyre 5-0.

Përtej fitores ndodhi ajo që shihet rrallë, trajneri Jose Mourinho në atë kohë nuk e fshehu kënaqësinë e tij, duke e krahasuar Son, me një ish-futbollist të tij, brazilianin Ronaldo Nazario, Ronaldo fenomenin në kohën kur Mourinho ishte në krah të Boby Robson në drejtimin e Barcelonës

“Edhe përpara këtij goli djali im e therriste Son-aldo, Son-aldo Nazario – dhe sot ai ishte vërtetë Son-aldo Nazario”, tha atëherë Mourinho.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport