E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kush është futbollisti më i paguar në “Serie A”?

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në sezonin e “Serie A”, me 31 milionë euro, njoftuan sot media italiane.

Sipas gazetës “The Sport”, liga italiane, “Serie A” shpenzon 1.36 miliardë euro për pagat bruto, shifër kjo më e larta në historinë e ligës.

Ronaldo merr një pagë javore prej 600,000 euro ndërsa ekipi i Juventusit, shpenzon 294 milionë euro për paga, krahasuar me ekipin e Interit, i cili është i dyti në këtë segment, me 139 milionë euro.

Bashkëlojtari i Ronaldos, në ekipin e Juventusit, Matthijs de Ligt, është i dyti në fitimet individuale në sezon, me tetë milionë dhe me një bonus prej katër milionë eurosh.

I treti është, Romelu Lukaku, i Interit, i cili merr 7.5 milionë euro në sezon, me 1.5 milionë bonuse.

Futbollisti i Napolit, Kalidou Koulibaly, merr gjashtë milionë euro, ashtu si portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe sulmuesi i Romës, Edin Xheko.

Për sa u përket shpenzimeve të klubeve për paga, pas Juventusit dhe Interit, pasojnë Roma me 125 milionë, Milani me 115, Napoli me 103 dhe Lazio me 72 milionë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport