E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilët janë të vetmit kampionë Europe që regjistruan fitime në 2020/2021?


Bayern Munich ishte i vetmi klub kampion nga tetë kampionatet kryesore europiane që regjistroi fitim në sezonin 2020-21, ndërkohë që pandemia ka goditur futbollin europian, zbuloi një raport i KPMG Football Benchmark.

Raporti “European Champions Report” analizoi financat e kampionëve të Anglisë, Spanjës, Gjermanisë, Italisë, Francës, Holandës, Turqisë dhe Portugalisë.

Ndërkohë kampionët e Premier League angleze, Manchester City, ishin i vetmi klub që regjistruan rritje të të ardhurave krahasuar me sezonin e mëparshëm.

Manchester City regjistroi në total 644 milionë euro të ardhura, shifra më e lartë në mesin e tetë fituesve të kampionatit, duke përfshirë Bayern Munich, Atletico Madrid, Ajax, Sporting Lisbona, Lille, Inter Milan dhe Besiktas.

Të ardhurat e Manchester City, të ndihmuara nga çmimi në para, pasi arritën në finalen e Champions League dhe nga më shumë të ardhura nga të drejtat televizive, ishin 96 milionë euro më të larta se në sezonin 2019/20 dhe në 2018/19, sezoni i fundit para-Covid.

Fitimi i Bayern Munich pas taksave ishte 1.8 milionë euro.

Ndërkohë, kampionët e Serisë A, Inter Milan, regjistruan një humbje neto prej 245.6 milionë eurosh në sezonin 2020/21, humbja më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga ndonjë klub italian.

Kampionët e Spanjës, Atletico Madrid, regjistruan një humbje neto prej 1.8 milionë eurosh në sezonin 2019/20, në 111.7 milionë euro në sezonin 2020/21.

Edhe pse të ardhurat e City janë rritur, klubi regjistroi 294 milionë euro shpenzime neto për transferime dhe ka ndër kostot më të larta të pagave në futboll (351,4 milionë paund në sezonin 2018/19). Kampionët anglezë kanë edhe vlerën më të lartë të skuadrës në treg në botë, në 1.237 miliardë euro, me Manchester United e Chelsea të vetmit klube që vlejnë më shumë se 1 miliard euro.

/ BBC & KPMG

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport