E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Champions League do të zhvillohet në Lisbonë

Sezoni aktual i Champions League do të luhet në Lisbonë. Ky është plani i UEFA-s në kushtet e Covid-19 sipas të përditshmes gjermane “Bild” dhe që do të zyrtarizohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 Qershor.

Duket se kryeqyteti portugez fitoi garën me Frankfurtin dhe Moskën, dy qytetet e tjerë kandidatë për të zëvendësuar Stambollin që e refuzoi mbajtjen e këtij aktiviteti pa praninë e tifozëve.

Në Lisbonë mendohet që ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe të organizohen me sistem grumbullimi në muajin gusht.

Më herët duhet të luhen edhe takimet e mbetura që do të përcaktojnë çerekfinalistët e fundit, Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid, Bayern Munich – Chelsea dhe Juventus – Lyon.

Në kryeqendrën portugeze ndodhen disa stadiume të nivelit të lartë ku mund të zhvillohen sfidat për trofeun e lakmuar europian.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport