E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Champions dhe kampionatet e Europës ndryshojnë për Azinë dhe SHBA-në

Champions League mund të ndryshojë në të ardhmen, me ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube që mund të zhvendosen në fundjavë.

Elliot Richardson, i cili është presidenti i “Dugout”, kompania e vetme mediatike që zotërohet nga 9 prej klubeve më të mëdha të futbollit europian (Chelsea, Arsenal, Juventus, Bayern, Barcelona, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Real Madrid), ka lajmëruar në Twitter se, sipas “disa burimeve shumë të sigurta”, ndeshjet e Champions-it do të luhen në fundjavë për të tërhequr publikun aziatik dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shumë gjëra po ndodhin në  botën e futbollit. Jam informuar nga burime të sigurta se ndeshjet e CL do të luhen në fundjavë dhe se ndeshjet e kampionateve do të luhen në mesjavë në javët e Champions-it. Kjo do të bëhet për të rritur audiencën në Azi dhe Amerikë”, ka shkruar Elliot Richardson.

Që nga sezoni 2003/04 formati i Champions League është më tetë grupe me nga katër skuadra, me dy vendet e para të secilit grup që kualifikohen në raundin pasardhës. Ndeshjet janë luajtur gjithmonë të martën dhe të mërkurën.

Por, sipas “SportBild”, shumë shpejt mund të kemi katër grupe me nga tetë skuadra dhe një ndryshim drastik të kalendarit, me takimet që mund të luhen në fundjavë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport