Nga Zeqir Lushaj
-Perkujtimore, per mikun tim brazilian, Xhoi Roma-
Brazil…, e s’ka!
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Nga Zeqir Lushaj
-Perkujtimore, per mikun tim brazilian, Xhoi Roma-
Brazil…, e s’ka!
Nuk ka më miqësorë se brazilianët,
Të paktën, këtë bindje e kam Unë,
Kam njohur jo pak, këtu në Amerikë,
Të gjithë, më duan dhe i dua shumë.
Me Xhoi Romën, kam punuar vite,
Një i moshuar, me shumë kulturë,
Fliste lirshëm, pesë gjuhë të huaja,
75-vjeçari, që nuk pushoi kurrë.
Xhoi Romën, nuk mund ta harroj,
(Me ka dashur, si të isha djali i Ti),
Dhe kur blinte alkoholin në dyqan,
Më sillte një shishe: -Eshtë per Ty!
-Pse, more mistër Xhoi, -thosha Unë,
(Buzegas, por…, si në kundërshtim!)
-E di se Ti, do më kujtosh pas vdekjes,
Alkoholi, është miqësor, -or biri im!
Dhe vazhdonte, gjithë humor-lezet:
-Unë, e di se ke lek,-o Zeqir Albania,
Ti edhe Sabrieja, mirë, që i kurseni, *
Në Tiranë, do të mbarohet shtëpia.
…!
-Mos pi shumë vodka,-Unë e ngucja,
Dhe Ai, ngrysej, rrinte ma serbes:
-Jo veç, ma lehtëson peshen e jetës,
Por, ndoshta nesër, s’jam ma:-Vdes!
Kur e shihja merzitur, ia ngulja sytë:
-Ç’farë ke, pesë herë Kompion Bote!
Fillë,e merrte veten, “edepsyzi”-plak:
-Po…! Per të tri kategoritë, -zotrrote!
Më besoni, lexuesit e mi, të mirë,
Ai Njeri paska qenë, si profet – diç,
U ndamë me gas, në darkë te puna,
Natën, thirri Maria:-Xhoi Roma vdiq! *
Bëra homazhe te miku brazilian,
M’u lag çerpiku, para trupit të Ti,
Si kujtim këto vargje, në 5-vjetor,
E kish thanë sa herë, këtë profeci.
…!
Nuk ka më miqësorë se brazilianët,
Të paktën, këtë bindje e kam Unë,
Kam njohur jo pak, këtu në Amerikë,
Të gjithë, më duan dhe i dua shumë.
./.
*Maria, e shoqja e Xhoit
*Sabrieja, -ime shoqe
-Marrë nga libri i autorit me titull „Sportit i mbeta barxh“ , Kristalina KH, Tiranë 2016-
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh


