E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Belgjika në krye të renditjes së FIFA-s, Shqipëria në vendin e 60-të

Belgjika e mbyll vitin 2018 në krye të renditjes së FIFA-s, duke ruajtur avantazhin e vetëm një pike ndaj Francës ndjekëse dhe duke u bërë kështu “Skuadra e vitit”.

Gjithsesi, viti 2018 ishte i mrekullueshëm për Francën dhe kampionët e botës janë kombëtarja që ka hedhur hapat më të mëdhenj përpara, sepse ka grumbulluar 165 më shumë krahasuar me dhjetor 2017, rekord.

Në renditjen e ekipeve që kanë grumbulluar më shumë pikë në harkun e një viti Uruguai është i dyti, me 151 pikë të grumbulluara këtë vit.

Europa dominon renditjen e FIFA-s, me 31 kombëtare në 50-shen e parë. Ngjitet Azia, që ka 3 vende mes 50 të parave, ndërsa Afrika është në rënie, me vetëm 5 ekipe në 50-shen e parë, ndryshe nga një vit më parë, kur kishte 8 kombëtare.

Shqipëria e ka mbyllur vitin në vendin e 60-të në botë. Ishte një vit i dështuar për kombëtaren kuqezi, por gjithsesi një vit më parë në këtë kohë ishim në vendin e 62-të në botë, ndaj ka edhe më keq. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe ndryshimi i rregullores së FIFA-s për hartimin e renditjes, sepse këtë vit janë vendosur kritere të reja.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport