Ragip Xhaka quhet babai i Taulant dhe Granit Xhakës. Njëri pjesë e kombëtares sonë dhe tjetri asaj të Zvicrës. Graniti është venë në qendër të vëmendjes pas festimit me shqiponjë në golin që i shënoi Serbisë. Ragipi sqaron se fushata e ndërmarr nga Rama për mbledhjen e lekëve do të ndihmojë 3 fëmijë të sëmurë, pasi ata kanë vendosur ti dhurojnë. Gjithashtu ai komenton edhe vetë gjestin e shqiponjës dhe thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve.
“Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime.

Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik.
Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu!




