E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Argjentinë-Francë, finalja e madhe e Katar 2022

Argjentinë-Francë do të jetë finalja e madhe e Kupës së Botës Katar 2022, me dy skuadrat që do të ndeshen pasditen e të dielës për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm futbollistik.

Kampionët në fuqi të Botës ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj surprizës së këtij Botërori, Marokut, me këta të fundit që shkruan historinë, duke shkuar deri në gjysmëfinale dhe mund të kthehen krenarë në shtëpi.

Franca gjeti golin e avantazhit me anë të Theo Hernandez që në minutën e 5-të. Në pjesën e dytë Deschamps hodhi në fushë sulmuesin Kolo Muani, i cili pas një aksioni të dyshes Thuram-Mbappe, dërgoi topin në rrjetë me prekjen e parë për këtë takim, duke vulosur kualifikimin e Francës në finale.

Të dy finalistët kanë fituar nga dy herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e të dielës do të kërkojnë trofeun e tretë në histori, teksa sytë e të gjithëve do të jenë te dueli në distancë Messi-Mbappe.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport