E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ancelotti festoi fitoren e dytë radhazi

Vetëm pak ditë pas prezantimit si trajner i Evertonit, Carlo Ancelotti festoi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Një start mbresëlënës i teknikut italian në krye të klubit nga Merseyside, që pas suksesit ndaj Burnley-t, iu imponua me rezultatit 1-2 edhe Newcastle-t në “St. James Park”.

Ashtu si edhe edhe në sfidën e “Boxing Day” heroi i Evertonit ishte Calvert-Lewin, talenti 22-vjeçar, që realizoi dygolësh, duke bërë të pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Schar.

Fitore e madhe 3-0 e Watfordit në “Vicarage Road” ndaj Aston Villas, që edhe pse luajti nga minuta e 57-të me një lojtar më shumë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Mariappas, jo vetëm që nuk ia doli të rikuperonte epërsinë minimale të vendasve të arritur në pjesën e parë (realizoi Deenay në minutën e 42-të), por pësoi edhe dy gola të tjerë me autorë Deeney (me 11-metërsh  67’ dhe Sarr 71’.

Southamptoni, ndërkohë, barazoi 1-1 me Crystal Palace, ndërsa Brightoni fitoi 2-0 me Bournemouthin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport