E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Akuza nga FIFA: Messi dhe Ronaldo kanë diskredituar futbollin

Mungesa e dy yjeve të futbollit në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të FIFA-s është kritikuar shumë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë zgjedhur të mos udhëtojnë drejt Londrës, aty ku mbrëmë janë ndarë çmimet e FIFA-s.

Vetë qeveria botërore e futbollit ka akuzuar të dy yjet e këtij sporti, për mungesën që kanë bërë në këtë ngjarje.

“Zgjedhja e tyre për të mos ardhur në këtë ngjarje është diskreditim ndaj futbollin, por ndoshta ata nuk e dinë një gjë të tillë”, ka thënë një përfaqësues i FIFA-s për gazetën Marca.

Edhe ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka kritikuar të dy lojtarët.

“Është mungesë respekti, duhet të jesh i pranishëm edhe kur fiton por edhe kur humbet”, ka theksuar ai.

Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit i është dhënë kroatit Luka Modric.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport