E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Abramoviç njofton shitjen e klubit të futbollit “Chelsea”

Biznesmeni rus Roman Abramoviç tha të mërkurën se do të shesë klubin e futbollit “Chelsea”, 19 vjet pasi bleu skuadrën londineze. Ai premtoi se do të dhurojë para nga shitja e klubit për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Mes thirrjeve që zoti Abramoviç të goditet nga sanksionet pas sulmit rus në Ukrainë, 55-vjeçari tha se shitja ishte në interesin më të mirë të kampionëve në fuqi të futbollit evropian dhe botëror.

“Nisur nga situata aktuale, besoj se shitja e klubit është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se u kishte kërkuar ndihmësve të tij që të krijonin një fondacion bamirësie, i cili do të merrte të gjitha të ardhurat neto nga shitja.

“Këtu përfshihen sigurimi i fondeve kritike për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes”, theksohet ndër të tjera.

Zoti Abramoviç bleu klubin klubin e futbollit “Chelsea” në vitin 2003 dhe investimi i tij ka ndihmuar në krijimin e epokës më të suksesshme në historinë e ekipit; duke fituar pesë tituj të Premier League, pesë FA Cup dhe dy herë Champions League.

55-vjeçari, i cili ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze, u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm të Rusisë duke fituar pasuri përrallore pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Revista “Forbes” e ka vlerësuar pasurinë e tij neto në 13.3 miliardë dollarë./ Reuters

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport