E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pesë shqiptarë në mesin e influencuesve më të mirë të Zvicrës

Në Zvicër është organizuar Edicioni iKatërt i ndarjes së çmimeve për influencerë të ndryshëm.

Në mesin e nëntë më të mirëve janë edhe pesë shqiptarë.

Mimoza Lekaj ka fituar çmimin për kategorinë “Beauty Creator”, motra e saj Ardiana Lekaj për “lifestyle”, Taulant Gashjani i njohur si T-Ronimo ka fituar në kategorinë “entertaiment”, Mirlinda Lajqi në “fashion” dhe në kategorinë e muzikës ka fituar reperi EAZ, Arbër Rama, përcjell albinfo.ch.

Gjithsej 54 personalitete të internetit konkurruan kundër njëri-tjetrit në edicionin e katërt të Smile Swiss Influencer Awards në “The Hall” në Dübendorf.

Biznesi i influencuesve në Zvicër duket se po lulëzon. Këtë vit numri i të nominuarve u dyfishua, nga tre persona për kategori në gjashtë. Juria, e përbërë nga ekspertë të industrisë dhe organizatori Fabian Plüss u mahnit.

Plüss thotë: “Si gjithmonë, vendimi ishte i vështirë, kishte kaq shumë krijues të mëdhenj atje. Ata të gjithë kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të skenës së krijuesve në Zvicër.” Ai vlerëson punën e palodhur dhe inventivitetin e të gjithë pjesëmarrësve, shkruan “20minuten”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi