Misteri i llambës që qëndron ndezur që nga viti 1901… Stacioni i Zjarrfikësve Livermore në Kaliforni është shtëpia e llambës që qëndron ndezur më gjatë se çdo llambë tjetër në botë, sipas Librit të Rekordeve Guinness. Bëhet fjalë për “Dritën Njëqindvjeçare”, e ndezur në vitin 1901 dhe që është fikur vetëm katër herë për shkak të zhvendosjeve ose rinovimeve.
“Drita Njëqindvjeçare” është sot një atraksion turistik për Livermore. Çdo vit, qindra njerëz kuriozë kalojnë nëpër qytet për të vëzhguar këtë llambë. Përveç kësaj, kjo llambë ka faqen e vet të internetit me një kamerë që e xhiron 24 orë të ditës dhe gjithashtu ka llogari në rrjetet sociale.
Misteri i llambës njëqindvjeçare…
Në vitin 1972, një gazetar i zonës, Mike Dunstan, u interesua për këtë llambë. Të gjithë zjarrfikësit pohuan se ajo nuk ishte fikur kurrë, diçka që është normale në stacionet e zjarrfikësve. Ku gjithmonë nevojitet dritë, dhe se kishte qenë në stacion gjithmonë. Përmes intervistave dhe arkivave, Dunstan arriti në përfundimin se llamba ishte ndezur në vitin 1901, transmeton ‘a2news.com;.



