E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjendet Shpata e Epokës së Bronzit 3000-vjeçare në Gjermani

Arkeologët gjermanë janë të emocionuar që kanë gjetur shpatë të Epokës së Bronzit më shumë se 3000-vjeçare e cila është ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Shpata prej bronzi me një dorezë tetëkëndëshe u gjet në një varr në qytetin jugor të Noerdlingen. Mendohet se është nga fundi i shekullit të 14-të para Krishtit.

Gjendja e tij është aq e mirë “pothuajse ende shkëlqen”, thotë Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve (BLfD).

Varri përmban eshtrat e një burri, gruaje dhe djali dhe sende të tjera prej bronzi, shkruan “BBC”.

Arkeologët nuk janë të sigurt nëse të tre kishin lidhje dhe rrallësia e gjetjes ngre pyetje në lidhje me origjinën e shpatës.

BLfD thotë se prodhimi i një shpate të tillë ishte i ndërlikuar, pasi doreza ishte hedhur në teh. Shpata e Nördlingen nuk duket se është përdorur në zemërim, por besohet se ka qenë një armë e vërtetë, jo vetëm zbukuruese.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi