E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohet roli i veçantë i Princit George në kurorëzimin e gjyshit të tij

Pamjet nga kurorëzimi i Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, sot më 6 maj në Westminster Abbey, po bëjnë xhiron e botës. Nipi i monarkut të ri Princ George është aty dhe ka një rol të veçantë.

Në ceremoninë e ndjekur nga i gjithë planeti, nipërit e Princit George dhe Mbretëreshës Camilla kanë pozicionin e nderit, që do të thotë se marrin pjesë në transferimin e rrobave mbretërore në ditën e kurorëzimit në Westminster Abbey.

Roli i nderit u jepet pasardhësve adoleshentë të fisnikërisë që marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme si kurorëzimi ose hapja e Parlamentit. Pages Of Honor veshin pallto të kuqe me detaje ari dhe jelek saten, doreza të bardha, këpucë të zeza.

Gjatë një paraqitjeje të djeshme, Princesha Kate zbuloi se tre fëmijët e saj, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, ishin “të stresuar” përpara ditës së madhe. Gjë që është plotësisht e kuptueshme, duke pasur parasysh moshën e tyre të re dhe ngjarjen e madhe që po shpaloset tani.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh