E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

XHIMI, DJALOSHI I TALENTUAR QË TË IMPRESIONON PORTRET

Quhet Haxhi Mehmet Hasanaj, e thërrasin Xhimi, nxënës i kl. VIII në shkollën “Edit Durhami” në Tiranë. Ka lindur në Prishtinë në vitin 2008. Pas lindjes, prindërit u transferuan në Tiranë. Babai inxhinier, nëna ekonomiste. Si prindër me edukatë e të arsimuar, kanë bërë të pamundurën që  tre bijve të tyre t’u  ofrojnë kushte për mësime. Këtë dëshirë fëmijët e tyre, ErjoniEtniku e Haxhia-Xhimi, ua kanë plotësuar prindërve të tyre. Që të tre, që nga viti i parë e deri me tani, janë shembullorë në shkollë. Derisa Erjoni këtë vit vijon fakultetin në Bremën të Gjermanisë ,informatikë, Etniku po  vazhdon në  vitin e dytë të gjimnazit në Tiranë, po ashtu me nota  të shkëlqyeshme.

Një pamje-pejsazsh i bukur nga dorë e Xhimit.

  Haxhi Mehmet Hasanaj- Xhimi

Ndjenjë e veçantë me krijimet e artistit të vogël,Xhimit.

Ndërkaq, Haxhia-Xhimi i vogël, gjithnjë e më shumë po tregon interesim për artin pamor, për pikturën, të cilën ,siç thotë, ” e kam pasion, kënaqësi imagjinatave!…”

Në “atelienë” e tij modeste,në dhomën personale, shohim veglat e punës të këtij artisti të ri, me të cilat Xhimi po përpiqet me mish e me shpirt, të gjejë e gdhendë sa më bukur talentin e tij.Ngjyrat, brushat e disa gjëra tjera, e kishin zbukuruar tavolinën e tij në dhomën e punës e të gjumit. Kur na i tregoi disa nga pikturat , kryesisht pejsazhe vërtetë të bukura e imagjinative, na bindi se djaloshi, iu kishte rrekë me seriozitet e plot dashuri këtij rrugëtimi me vlerë të pafund artistike. Duke parë talentin dhe dashurinë e këtij djaloshi, patëm kureshtjen të dimë se që kurkishte filluar me penelatat e para në pëlhurë. Pa hezitim dhe me krenari ai na ftregoi:”

“I kam katër vite që përpëlitem, njëherë me lapsin grafit, në letër të thjeshtë, ndërsa tani, babi më ka “avancuar” duke më blerë  brushe e ngjyra me qëllim që të eci sa më shpejt”- na tha Xhimi!

-Po ndonjë dëshirë, të ngacmon tani, me që paske arritur në numrin njëzet të pikturave me pamje shumë atraktive, me motive të ndryshme e shumë pasiononte?!

-Kam dëshirë të njoh akoma më thellë lëmin e këtij arti, synoj, kam ide, por duhet të mësoj shumë. Nëse më ecën mbarë siç mendoj, ëndërroj për një ekspozitë në Gjakovë, pastaj një në Tiranë, në ambientin e shokëve e shoqeve, moshatarëve të mi, ku arti pamor trajtohet me seriozitet.

Nuk na mbeti asgjë më shumë se sa t’i urojmë punë të mbarë e suksese këtij filizi të ri, i cili meriton përkrahjen nga të gjithë ata që e njohin talentin e tij. Rinia me talent në lami të ndryshme të artit veçohet, përkrahet dhe stimulohet në çdo vend të botës .

Suksese Haxhi Hasanaj-Xhimi!

Tiranë, 19 Shtator 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh