E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vejusha plakë e LDK-së – Nga Mehmet Musa, Gjermani

Sot çdo njeri e di dhe e njeh se kush eshtë në krye të LDK-së.Per ndonje që,eventualisht, mund të mos e njohë po e sqarojme se eshtë një maçok plak me tre “këmbë” që deri në fund të vitit do i shtohet edhe një tjetër.

Si na tha e nderuara Milihate Tërmkolli  anëtare e orëve të para të LDK-së,ai eshtë një ish ministër i Rrahman Morinës,dhe para kësaj ishte zyrtarisht ,nga 13 maji i vitit 1981, një rekrut i shërbimit të Aleksandër Rankoviçit që kishte detyrë survejimin e kolegëve të tij dhe studentëve që ishin të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për Republikën që sot e gëzojmë,në Universitetin e Prishtinës.

Të themi të drejtën, vetëm  ndonjë naiv që nuk ka fare njohuri për çështjen  shqiptare ,apo eshtë i verbër , nuk di shumë për këtë kasnec të regjur shum fish në institutin e Kragujevcit për antishqiptari!E njohin mirë edhe te gjithë “argatët” e tij të radhitur në LKJ-ë, portretin e këti sataniku.

Pas ndarjës nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova, me një taktikë djallëzore ,të përvetësuar në Kalimejdan, u vu në ballë të LDK-së i ,pa qënë kurrë më parë anëtar i sajë,

Jo vetëm aq,por duke shfrytëzuar paratë e 3%, djersën e mërgimtarëve, i thuri shume intriga Ibrahim Rugovës,duke e përjashtuar bile edhe nga ndihmat financiare e deri të shpifjet,denigrimet e sabotimet ,aty ku kishte mundësi ,si të faktori vendës asahtu edhe të ai ndërkombëtar.

Shpesh ka ndodhur që edhe hoteli,kur udhetonte në Europë,të mos i paguhej Rugovës, e eshtë dashur mbeshtetja nga dega eLDK-së në Gejermani ,për të perballuar këto shpenzime.

.Martesa e vejushës plakë, herë me një partner e herë me tjetrin, nuk na bën përshtypje e po ashtu,

edhe miqësia e “sinqertë” deri ne vdekje, ndermjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës,e kalitur në grumbullumin e 3% nga diaspora shqiptare .Ata i shkrinë të gjitha energjitë ,per interesat e tyre private,duke krijuar nga dy fonde një fond të vetëm.Se ç’ përfaqesonte ky fond nga i cili nuk u ndihmuan as kryegjeneralët lgjendarë Shaban Jashari,Hamëz Jasharine Adem Jashari,seicili mund te nxjerre vetë  konkluzionin përkatës.

Dua sinqerisht të pranoj se njeriu i shkathtë e djallëzor ,me “aftësitë” që ka akumuluar arriti të shtrojë për toke , njollosë e t’i zhysë mirë në llum të gjitha partite e Kosoves në të cilat ai u infiltrua.

Para 4 vjetësh ,deri në orën 24:00 të natës ai ishte “martuar” me Nismën dhe Aleancën,dhe “kishte lidhur besë “ me to, por pas orës 24:00 ,duke mos i pelqyer shtrati me këta partnerë, i la me gisht në gojë dhe iku te PDK-ja.

Pasi e zhyti mirë në llum edhe këte parti, ai e detyroi në mënyrën më të ndyrë e kriminale, të votojë gjykatën speciale për Ushtrinë tonë Çlirimtare që, ishte një instrument hakmarrjeje kunder trimave çlirimtarë që nuk pajtohen me shkelësin e 18 neneve të kushtetutës së Republikës, Isa Mustafën.

Të gjitha këto bëma janë  frut i bashkepunimit të ngushte me mikun të tij të vjetër që nga viti 1992 , Hashim Thaçin. Ata favorizuan njëri -tjetrin në menaxhimin e dy fondeve të popullit duke krijuar privilegje për vete .

Pasi e zhyti dhe e la të papastër PDK-në tani i ngeli të martohet me një parti të re ,me ate të VV.

Bisedimet maratonike që zgjatën për 5 muaj, vetëm për një post të Presidentit , nuk kanë nevojë për komente .Meqë me këte parti nuk mundi t’a çonte deri   në fund qëllimin e caktuar ,vendosi të bejë ashtu si kishte bëre edhe me të tjerat. Maçoku plak iu drejtua listës serbe, duke terhequr për laku edhe partitë e tjera dhe në një situatë të luftes botërore kundër Covid -19 , rrezoi qeverinë  e Albin Kurtit.

Por Albin Kurti ,nëse nuk e di akoma, tani le ta dijë se ai ka qenë i rrëzuar nga ajo ditë kurë filloi negociatat para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019,për  të garuar së bashku me Isa Mustafën.

Qengji ujkun kurrë nuk mundë ta bëjë  mik dhe ujku qimen e ndërron por zakonin kurrë jo.

Po sikur të ishte Rrahman Morina së bashku me Isa Mustafën në qeveri siç kan qenë dikur, në të kaluarën, nuk do te ishte e nevojshme të ndermerrnin këte veprim që një ditë të bukur pranvere të rrezonin me fetyrë në asfalt qeverinë e Albin Kurtit dhe t’a rrezonin në mënyrë të atillë  që të mos mundej kurrë të ngrihet më.

Për Albin Kurtin nuk merakosëm fare,a ngrihet apo e zbret nga foltorja, sepse nuk e njoh dhe nuk jam në partinë e tijë.

Unë merakosëm për partinë time që kam investuar aq shumë,dhe mendoj edhe në të ardhmën ta respektoj dhe bëje të njejtën gjë deri në atomin e fundit.
Askush nuk më ka thënë por i kam thënë vetës se, partia ime edhe nese ngelet vetëm në një antar e ai eshtë kryetari ,unë,do ngelëm për jetë të jetëve antari numër dy i partisë që zgjodha.

Sinqeriteti më shtyn ta them këte fjalë se, nëse antarët e çdo partie  radhitën në parti pas programit të partisë që i takojnë unë dhe babai im, ndjesë pastë ,jemi radhitur pas kryetarit!

Eshtë e vërtetë se 99% të antarëve të partive politike as që i kanë lexuar programet e partive ku bejne pjesë, bile as këshilli drejtues  i tyre, por këte nuk e deklarojnë dhe heshtin e rrinë me bishtin nën shalë,si thote fjala popullore!

Nastradin Hoxha ,kur binte shi qeshte sepse  ,pas shiut , do të vinte dielli.Tashti, të gjithë anëtarët e partisë s‘ime po qeshin që formuan qeverinë e re,ndersa unë,as nuk  qajë e as nuk qeshë,sepse po më dhimbset partia ime që  , për të dytën here ,po mbytet me vejushën plakë ,Isa Mustafën,duke e njohur mirë surratin e tij.

Shumë  shpejt ata do te ndjehen të poshteruar dhe të braktisur,sapo Isa Mustafa të arrije qellimet e tija perfide !Ai do ta ndyje partine ,ashtu si ka bëre edhe heret e tjera me parë.

Për këte qeveri nuk duhet falënderuar Haxhi Shala që presidenti i vendit e këshilloi por duhen falënderuar këshilltarët e dhjetë votave të listës serbe që votuan pro qeverisë.

Ata këte detyrë kanë, të votojnë pro et contra çdo qeverie të Kosovës,sipas interesave te atyre qe i drejtojnë .

Mërgim, me  04 qershor 2020

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh