E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tu rritë NDERA, o RAMË GECI…!

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ

Antare i Komitetit Veteraneve LANÇ Nderi i Kombit

Humanisti atdhetar, njerëzor, qytetar, Ram Geci, sikurse në vitin 2022, e ka abonuar prapë edhe këtë vit (2023) edhe Komitetin e Veteranëve të Tropojës, me 5 copë “Gazeta e Alpeve”, ndaj për këtë vlerësim e nder veteranët ia kanë shprehur mirënjohjen e tyreedhe në “Gazeta e Alpeve”, por dhe në rrjete sociale.

-Biznesmeni humanist Ram Geci në Tiranë i ka kryer 50 abonime-dhuratë në “Gazeta e Alpeve” për vendlindjen e tij Bytyçin dhe Berishën e Brigjeve (Njësia Administrative Bytyç), për Komitetin e Veteranave të Tropojës, për Shoqatën “Drini, Gjakovë-Shkodër, etj. –

    Biznesmeni nga Bytyçi ynë, humanisti i mirënjohur Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i Kompanisë “Geci”, edhe për vitin 2023 i bëri me vullnet e dëshirë të mirë 50 abonime-dhuratë në gazetën e mirënjohur “Gazeta e Alpeve”- një media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut).

Nga këto 20 abonime-dhuratë në “Gazeta e Alpeve”, Ram Geci i Bytyçit i bëri për vendlindjen e tij- Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për shkollen e mesme të Zogajve, për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e të Berishës së Brigjeve, për të afërm e miqë të tij në Bytyç e Bajram Curri.

Humanisti atdhetar, njerëzor, qytetar, Ram Geci, sikurse në vitin 2022, e ka abonuar prapë edhe këtë vit (2023) edhe Komitetin e Veteranëve të Tropojës, me 5 copë “Gazeta e Alpeve”, ndaj për këtë vlerësim e nder veteranët ia kanë shprehur mirënjohjen e tyreedhe në “Gazeta e Alpeve”, por dhe në rrjete sociale.

Gjithashtu, ka abonuar edhe Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi, Tiranë-Prizren dhe disa të afërm e miqë të tij.

Sivjet, për herë të parë, biznesmeni humanist Ram Geci, ka kryer 10 copë abonime edhe për Shoqatën “Drini, Gjakovë-Shkodër”, i cili prej vitesh është edhe “Antar Nderi” i kësaj shoqate që lobon fuqishëm edhe për Korridorin Adriatik-Alpe, për Rrugën Bregut të Drinit, nga Prishtina e Gjakova në Shkodër e Shëngjin dhe deri në Ulqin e Tivar. Kryetari i kësaj shoqate, Halil Ahmeti, ish deputet i Kosovës, Veteran i Luftës së fundit të Kosovës, drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, në emrin e Tij dhe në emrin e kësaj shoqate me histori rreth 20 vjeçare (antar i së cilës jam edhe unë, I.H.), i shprehë Mirënjohjen e tij biznesmenin humanist Ram Geci për këtë akt-dhuratë me 10 copë “Gazeta e Alpeve” që iu shkojnë me “HejPosta” tek zyra e tyre e re në në qytetin e Gjakovës.

       Këto rreth 50 abonime në “Gazeta e Alpeve” nuk janë dhuratë e pakët, por një akt e shembull i lartë i Ram Gecit, i cili në këto gjashtë vite kalendarike e ka ndihmuar me sponsorizime edhe median “Gazeta e Alpeve” për të pasë cilësi e jetëgjatësi të saj, për të pasë këtë shtrirje kaq të madhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar dhe në Europë e Amerikë, për të siguruar një tirazh të lartë, duke arritë të jetë gazeta shqiptare me shtrirjen gjeografike më të madhe në Rajonin e Ballkanit dhe në mërgata shqiptare në botë.

       Ram Geci, ky biznesmen i njohur, edhe më herët, në prill 2020, i solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid-19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.

Humanisti Ram Geci ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh, në muajin gusht, po bëhet tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i  tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora.

            Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festën e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në një Festë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj.  Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre.

          Ram Geci është njeri mirënjohës, i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern.

Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën, si dhe ka sponsorizuar botimin e shumë librave të autorëve të Tropojës dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artistike e sportive.

         Shembulli i mirë i “Tirana International Hotel & Conference Center” në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit.

       Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit (tashma mbi 75 vjeçar) edhe një herë tjetër, edhe këtë vit (2023) i shprehi përsëri në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave tona, edhe kësaj here, urimin tonë të përbashkët: Tu rrittë Ndera, o Ram GECI ynë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh