E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tashmë historiani Mark Palnikaj parakalon akademikët

Nga Agron PREBIBAJ

Është interesante veprimtaria vitale e shumë aktive e Ing.Mark Palnikaj i cili vjen që para 1990-es nga një profesionist si ing.mekanik, pas 90-ës shndërrohet në profesori i parë në Shqipëri i sinjalistikës nëpërmjet tabelave e librave të rinj, ndërsa sot pa braktis profesionin e parë, na shndërrohet në një historian i cili parakalon akademikët si studiues, hulumtues me shpejtësinë e tij.
Studiuesi Mark Palnikaj duket mjaft i uritur pas arkivave kryesisht në perëndim, mjaft energjik e vital, të cilat din t`i kërkojë me mjeshtri e në kohë rekord për t`i vendosur në shërbim të bashkëombasve të vet.
Shqipëria sot është kapur nga Akademikët të cilët vërtetë duhen nderuar për punën e tyre shumëvjeçare por sot me shpejtësinë e kërmillit, është kapur nga disa pseudohistorianë të cilët e kanë kthyer në biznes duke bërë historinë e atyre që paguajnë.
Ndërsa anëtari i bibliotekës së Vatikanit Prof. Mark Palnikaj ka ndezur motorrat e arkivës shqiptare duke marrë trenin ekspres europian për të gjetur ato ç´ka kërkon Ai për historinë e vendit e vet, për t`i bërë të njohura nëpërmjet botimeve për bashkëkombasit e të huajt.

Befasia vjen e rritet në botimet e tij, në hulumtimet shkencore i cili lëviz pa përtesë kudo në trojet shqiptare me qëllim vazhdimin e studimit shumë shkencor. Unë do përmend nga veprat e tij vetëm “Dioceza e Pultit” me besim se historiani Palnikaj do na vyejë ne, e padiskutim shërbesë për brezat.

(Në foto: Mark Palnikaj)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh