E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Takim i Gjakovës, 2021” Humanisti Ram GECI nderohet me Çmimin e Madh “Dardania”

“Takimi i Gjakovës, 2021”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike),Shoqata “Drini, Gjakovë-Shkodër” dhe Komuna e Gjakovës, në bashkrendim me komuna e bashki dhe shoqata në Rrafshin e Dukagjinit e përgjatë brigjeve të Drinit, i mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” (salla e koncerteve), me 24 qershor 2021, në prani të rreth 300 pjesmarrësve nga Kosova e Shqipëria, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, e  nderoi humanistin e veprimtarin e njohur Ram GECI në Tiranë, me Çmimin e Madh “Dardania”.

Në vitet e fundit, me Çmimin e Madh “Dardania” janë nderuar Genc Nimanbegu në Ulqin, deputet i “Lista Shqiptare” në Kuvendin e Malit të Zi, ish Nënkryetar i Kuvendit të Malit tëZi në tre legjislatura, ish kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht2019); ambasador dr. Islam Lauka – ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës (“Takimi i Gjakovës, 26 prill 2019), humanisti e veprimtari Skënder Përpepaj në Londër, ish drejtori i gazetës “Tropoja” (“Takimi i Tiranës, 4 mars 2019), humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi i Plavë-Gucisë, nënkryetari Komunitetit Shqiptar të Teksasit në Amerikë (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2019).

Çmimi i Madh “Dardania” për humanistin Ram GECI, me motivacionin: “Për kontribute atdhetare, kulturore, humanitare; për promovimin e zhvillimin e turizmit shqiptar, për angazhimet promovuese e lartësuese të “Gazeta e Alpeve””, i ndarë nga “Takimi i Gjakovës, 2021/ “Gazeta e Alpeve”, iu dorëzua,  në foltoren e Takimit, ambasador doktor i shkencave politike Islam LAUKA nga Z. Ragmi MUSTAFI – Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Çmimi i Madh “Dardania” do t’i dorëzohet humanistit Ram GECI, në mënyrë ceremonial, nëmjedise të Hotel Tirana International & Conference Centre në metropolin Tiranë, në ditët e para të korrikut 2021, nga ambasador Islam LAUKA me Zonjen e Tij, Fatbardha Lauka e miq të tjerë.

Ta gëzoni Çmimin e Madh “Dardania”, inderuari Ram GECI për kontributet e tuaatdhetare, kulturore e humanitare, për zhvillimin e turizmit shqiptar…në Shqipëri e në Rajonin Ballkanik Shqiptar!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh