Dy miliarderë kanë pushtuar orët e fundit mediat botërore me deklaratat e tyre. Dhe ata janë dy mbretërit e rrjeteve sociale, Mark Zuckenber (Facebook) dhe Elon Musk (Twitter).
Dy nga njerëzit më të fuqishëm në planet po propozojnë një lloj tjetër përballjeje mes tyre, atë në kafaz, në një duel në artet marciale mikse. Në fakt, emri i Zuckerberg është i zakonshëm në rrethin e MMA kohët e fundit. CEO i Meta-s dhe themeluesi i Facebook i pëlqejnë disiplinat e jiu-jitsu dhe artet marciale mikse. Madje edhe ka konkurruar në turnetë jiu-jitsu.
Ndërsa në kahun tjetër është, Elon Musk, miliarderi i teknologjisë, që është gati të sfidojë Zuckenberg jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në kafaz. “Bluja” e Twitter dhe e “kuqja” e Facebook përballë njëri-tjetrit, në një supersfidë miliardere. Gjithçka lindi nga disa komente mes tyre pikërisht në rrjetet sociale.



