E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Suksesi i madh që e pret Luiz Ejllin pas mbarimit të BB, ja sa do të paguhet për një performancë

Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është konsideruar si fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Këngëtari ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë shqiptarëvëe brenda dhe jashtë vendit me karakterin dhe lojën e tij brenda shtëpisë së famshme.

Artisti i cili prej vitesh është larguar nga skena, më parë ka pasur një karrierë të suksesshme në muzikë duke marrë pjesë në festivalet më të rëndësishme, siç është dhe përfaqësimi i tij në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e Ftohtë” e cila po dëgjohet ende edhe sot.

Mirëpo duket se pas mbarimit të spektaklit, Luizin e pret nje sukses i madh në klubet e natës ku momentalisht po ofrohen shifra të mëdha parash që artisti të performojë.

Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe menaxheri i njohur i klubeve të natës Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.

“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika./MCN

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh