E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Serbët kundër Dua Lipës, kërkojnë të hiqen reklamat e saj nga dyqanet

Gazeta serbe “Novosti” ka shkruajtur se këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe.

“Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë – tha lexuesi i “Novosti” në një letër drejtuar redaksisë së gazetës serbe.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një tjetër qytetar serb.

Menjëherë pas protestës, dyqanet e Pumas i hoqën billboarder e Dua Lipës.

Ndërkohë që kujtojmë se dy vite më pare serbët protestuan për të larguar reklamat e kengëtares tjetër shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora, nga qendra e Beogradit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh