E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rita Ora tregon periudhën kur iku nga Kosova: “Kisha frikë se mos na kthenin”

Rita Ora ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Glamour”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka dhënë gjithashtu edhe një intervistë, ku ka folur për të kaluarën e saj të vështirë.

Rita ka rrëfyer kohën kur familja e saj u zhvendos nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë trazirave ballkanike.
“Dëshira e pangopshme e Ritës për sukses, thotë ajo, vjen nga frika për t’u rikthyer në jetën e saj, para suksesit dhe mbart peshën e përgjegjësisë për familjen e saj,”, shkruan revista “Glamour”.

“Prindërit e mi nuk më kanë bërë kurrë presion; Fëmijëria ime ishte e lumtur dhe e mrekullueshme”, tha fillimisht Rita.

Nevoja dërrmuese për të arritur dhe mbrojtur familjen e saj vjen nga vetja, “Disa njerëz mund të mos e dinë se sa sakrificë kam bërë vetëm për t’u siguruar që të dashurit e mi të jenë mirë”, pranoi Rita.

“Gjithmonë kam pasur presionin e të menduarit: ‘Nëse nuk ia dal, atëherë a do të kthehemi nga kemi ardhur?

Nuk e di se çfarë është ajo ndjenjë, sepse në fakt nuk jam rritur kurrë në Kosovë dhe jeta para luftës ishte menduar të ishte e mirë. Jam rritur në Londër. Pra, është pothuajse si të kesh frikë nga diçka që nuk është në të vërtetë atje”, shtoi Rita./ Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh