E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Reperi amerikan Snoop Dogg në Londër nën mbrojtjen e shqiptarëve (FOTO)

Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh.

Këto janë fotot ekskluzive siguruar nga Top Channel, nga ku Snoop Dogg me 23 milion albume të shitura në SHBA dhe 35 milion në të gjithë botën, ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.
Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.

Gent Dedei i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur ti siguronim ruajtjen për vetë profilin që ai ka.
Ndërsa shtatlarti nga Burreli emigrant prej shumë vitesh në Londër Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për ne shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.

Prej vitit 1998, kur shqiptarët mbërritën masivisht në Angl, një numër i madh prej tyre nisën të punonin si “doorman”, roje sigurie në lokalet e natës madje edhe në ato ndër më të njohurat.

Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve. /Top Channel2

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh