E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Kosovës, dr. IBRAHIM RUGOVA! – Nga Tahir Cukaj

Bima e re në kopshtin e vjetër, e përsosur dhe e kultivuar para ernave dhe stuhive, si bimë e pa mposhtur!

Uka, Rrusta, Sadria, Elezi , nga Malajt e Rugovës të ramë ne Cerrcë të Istogut.

U thonin Sadri Elezt, derës se Rrustë të Sadri Elezit. Oxhak më zë e me trima si ata e kurkush tjeter.

Edhe Uka ishte krah tyre dhe pjesë e vendimeve për kohen e tij, i pa ndar nga baba Rrustë më trimat e Podgurit dhe Rugovës.
As sot su dihen varret se ku i kanë.
Keto fjalë mi tha babloku im ,Ali Kasemi për sa ishte gjallë!

Kur Kosoven e poshtrojë Millosheviqi përmes votës se dhunshme dhe populli mbeti në rrugë, duke iu mohuar e drejta për të jetuar në trojet e veta, doli një njeri i cili zdi se kah piku siç thot populli, dhe dha një intervistë në një gazete gjermane , e që bëri jehonë në mbarë botën demokratike.

Ai na qenka Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dr. IBRAHIM RUGOVA, (djali i Uk Rrustit) ,i cili mori guxim dhe besim tek Zoti që para botës të dëshmon se një popull prej 2 milion shqiptarëve po terrorizohet dhe poshtrohet nga politika e serbit, Sllobodan Millosheviqit, gjë që kjo intervistë bëri që të zgjon vëmendjen e faktorit nderkombëtarë e në veçanti, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga ajo ditë e deri të dalja e UÇK’së në skenë, Kosova krijoj pushtet paralel më Serbinë dhe çdo ditë e më teper shkonte drejtë fitorës se saj të madhe!

24 Gushti i vitit 1998 eshtë dita kur forcat policore serbe vendosen në fshatin “Shtupeq i Madh” dhe po atë ditë i behët thirrje popullit për një organizim dhe për vetêmbrojtje të popullatës se Rugovës dhe refugjatëve të asaj kohe!

Zëri i komandant, Smajl Hajdarit ishte zë i fuqishem dhe njerēzor, dhe së bashku më veprimtarë dhe rugovasit e tij u rreshtun në frymën dhe konceptin e presidenitit te parë të Kosovës së pavaruar, Ibrahim Rugoves dhe rugovizmit, duke e njohur edhe si Komandant Suprem të FARK-ut!

E ndjej si ditën më të lavdishme të jetës sime rreshtimin prej një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , duke respektuar institucionet e shtetit dhe hierarkinë e saj .

Pra jam krenar më vlerat e një njeriut që botës i dha mesim për paqe dhe nder.
Jam krenar për gjithë ate që bëri i madhi Rugova për Kosovën dhe popullin e tij!

Si një ushtar besnik i tij dhe si veprimtar i gjitha kohërave shprehi konsideratën e familjës, Rugova dhe sofrës burrnore të Uk Rrustit, të Rrustë Sadrisê se Sadri Elezit, e cila ishte pjesë e çdo vendimit historik për Rugovën dhe për Kosovën!

Zoti President. Ju më madheshtinë Tuaj e mundet Sllobodan Millosheviçin në Hagë dhe botës i dëshmuat se jeni njeri i madh !

Ju më guximin intelektual arritet ta kuptoni shpirtin e një populli liridashës dhe të folni në gjuhën e tij!

Ne, jemi krenar si komb dhe si popull që të patem!

Lavdi veprës dhe sakrificës tënde zotëri, President Rugova!

Më përkushtim- unë luftetari i lirisë, Tahir Cukaj.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh