E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti dekreton të kërkuarin nga INTERPOL si gjykatës të Kushtetueses

Ceremonia e betimit e gjyqtarëve të rinj para presidentit Thaçi është zhvilluar sot, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

Radomir Leban, i cili sot u dekretua nga Presidenti Hashim Thaçi si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Media ka raportuar menjëherë kur Leban u votua nga deputetetë e Kuvendit të Kosovës, se ai kërkohet nga shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Ka tri vjet që ai nga Serbia. Është dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Ai ishte pjesë e “Mafisë doganore”, që kishte kontrabanduar mallra.

“Mafia doganore”, pjesë e së cilës ishte Leban, gjatë kryerjes së kontrabandës me kamionë, kishin përdorur arsyetimin e kontrollit “të jashtëzakonshëm” dhe meqë ligji lejonte një gjë të tillë, mallrat futeshin me dokumentacion si “mallra në transit” dhe i dërgonin nëpër depo. Në këto depo i hiqnin të gjitha vulat dhe i shpërndanin mallrat nëpër Serbi.

Autoritetet kosovare janë arsyetuar se urdhërarresti i Serbisë nuk zbatohet për shkak se Leban është shtetas i Kosovës dhe se urdhërarrestet e Serbisë injorohen gjithmonë për shkak të mungesës së bashkëpunimit. Nga sot zyrtarisht i kërkuari nga INTERPOL është gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh