E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Portreti i një intelektuali të shquar – QAMIL BALA, INTELEKTUAL E PATRIOT SHUMËDIMENSIONAL

Në plejadën e intelektualëve shqiptarë, me një jetë e veprimtari të bujshme arsimore-pedagogjike, politike e patriotike në plane e hapësira të gjëra, por gjithnjë në platformën e Rilindjes sonë kombëtare, shquhet emri i Qamil ​Balës, këtij eruditi të spikatur, por pak të njohur në Kosovë.

Qamili u lind në Gjilan, në  vitin e Lidhjes së Prizrenit e të Kongresit të Berlinit (1878), vit ky sa i lavdishëm për historinë kombëtare shqiptare, poaq tragjik për copëtimin dhe grabitjen e trojeve tona nga fqinjët gllabërues: Serbia, Mali Zi e Greqia.

Shkollën fillore qytetëse (gjashtë klasësh) e kreu në Prishtinë. Pastaj kreu gjimnazin në Manastir. Përfundimi me sukses të lartë në gjimnaz, i hapi rrugën për studime në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Stamboll. Gjatë studimeve në Stamboll u njoh me inelektualë të shquarë shqiptarë të cilët jetonin e vepronin atje. Nga njohja dhe veprimi me ta, Qamili u brumos me ide patriotike e përparimtare, të cilat i zbatoi dhe përhapi me shumë sukses gjatë gjithë jetës së tij.

Pas përfundimit të studimeve në Stamboll, emërohet mësues në Gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës. Me aftësitë profesionale, intelektuale, zellin, disiplinën, drejtësinë, fitoi e gëzoi respekt  dhe  autoritet në mesine nxënësve e të kolegëve. Mbante lidhje me Frashëllinjët e me Ismail Qemalin. Nxënës të Qamilitnë Gjimnazin “Zosimea” kanë qenë shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe emra të njohur, si: XhaferYpi, Xhafer Vila, Demir Vila, Mustafa Kruja, Dinollarët e Çamërisë, Pertef Pogni, Remzi Baçe, e shumë të tjerë.

Duke vlerësuar lart punën e Qamil Balës, shumë vjet më vonë gazeta “Minerva” shkruante: “Ç’ka qenë BajoTopulli për Shqipërinë e asaj kohe në Selanik, ka qenë edhe Qamil Bala në Janinë dhe gjetkë”.

Por autoriteteve otomane iu pengonte reputacioni dhe aktiviteti patriotik i Qamil Balës në Janinë, prandaj e transferuan në gjimnazin e Manastirit një kohë, e pastaj në gjimnazin e Selanikut. Kudo që punoi, mbolli farën e dashurisë për atdheun dhe aktiviteti i tij patriotik shqiptar nuk iu pëlqente autoriteteve turke. E transferuan në Palestinë, ku u emërua drejtor i gjimnazit turk në Jerusalem.

Kur Kongresi i Elbasanit (1909) vendosi për të hapur Shkollën Normale në Elbasan, për të përgatitur mësues për shkollat shqipe, Komisioni e emëroi Qamil Balendrejtor të asaj Shkolle. Duke i çmuar meritat e tij profesionale dhe organizative, autoritetet palestineze hezituan ta lejonin Qamilin të largohej nga Jerusalemi.Vetëm në saje të këmbënguljes së Komisionit të Normales, ato e lejuan Qamilin të kthehej që ta merrte detyrën e re në atdheun e tij. Por, xhonturqit e penguan dhe nuk e lejuan të shkonte në Elbasan. Në ndërkohë drejtor i Normales u emërua Luigj Gurakuqi, ndërsa Qamil Bala u kthye në Stamboll. Autoritetet turke e emëruan drejtor të përgjithshëm të arsimit në Irak, me seli në Bagdad. Pastaj, prej vitit 1915 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kreu detyrën e inspektorit të përgjithshëm të arsimit në Siri.

Në vitin 1920, si shumë atdhetarë tjerë edhe QamilBala u kthye në Shqipëri, me dëshirë që të punonte mësues. Por, duke ia ditur aftësitë dhe përvojën arsimore që kishte arritur, ministri arsimit – Rexhep Mitrovica, e emëroi Qamilin inspektor të arsimit në Qarkun e Elbasanit. Në atë detyrë që mori, Qamil i kushtoi një vëmendje të veçantë mbarëvajtjes së punës së Normale së Elbasanit, e cila duhej të nxirrte nxënës me formim atdhetar. Bashkë me Jani Mingon e SaliÇeken, ishte anëtar i jurisë (komisionit) për tekstet shkollore për shkolla të mesme. Në Ministrinë e arsimit kishte krijuar një bibliotekë të pasur me literaturëpedagogjike. Ai vet ishte një poliglot, që përveç gjuhës amtare, shqipe, njihte shumë mirë gjuhët e huaja: turqishten, arabishten, persishten, frëngjishten, gjermanishten dhe serbishten.

Nga dhjetori 1922 – 1924 Qamil Bala ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që përfaqësonte prefekturën e Kosovës, me qendër në Kukës, në vend të MustafaKrujës. Kishte fituar autoritet e simpati sa që rrugëve tëTiranës e përcillte turma e të rinjëve, të cilëve Qamili ufliste, jepte udhëzime e kurajonte.  Bashkë me AhmetGashin e Niman Ferizin, si përfaqësues të Kosovës, ishin pjesëmarrës aktivë në Kongresin Arsimor të Tiranës (1922), ku u shqua me idetë për avancimin e sistemit arsimor, reformat dhe programet shkollore.

Edhe si fetar i devotshëm, me arsimim fetar për hoxhë, Qamil Bala, ishte i interesuar që të përgatiteshin klerikë(hoxhallarë) të ditur, të pajisur me njohuri të larta fetare, filozofike e shkencore në predikimet e tyre. Prandaj u formua një grup nismëtar për hapjen e një medreseje në Tiranë. Në grupin nismëtar ishin: Vehbi Dibra, Sali Vuçitërna, Qamil Bala, Mehdi Frashëri, Ferit Voskopoja, etj. Medreseja u hap më 1 mars 1924, ku Qamilit iu besua drejtimi i saj dhe njëkohësisht jepte mësimin nga matematika dhe shkencat natyrore. Në planin mësimor të Medresës, të cilën e kishte përgatitur Qamili, ishin lëndët: Kur’an; Fikth; Gjuhë arabe; Gjuhë shqipe; Gjuhë frënge; Histori e Shqipërisë; Gjeografi; Aritmetikë e gjeometri; Higjienë; Vizatim, Gjimnastikë, Muzikë. Për nga programi mësimor, Medreseja ishte e barasvlefshmeme gjimnazet klasike të kohës.

Sipas kërkesës së një grupi të të rinjve nga Tirana e Durrësi, Qamil Bala, bashkë me Sali Çeken dhe PertelPogonin, inicuan hapjen e një gjimnazi në Tiranë. Ajo shkollë u hap në Tiranë më 23 nëntor 1925, e njohur si “Liceu Tirana”, por Qamili nuk e priti hapjen e saj, sepse në dhjetor të vitit 1924, bashkë me shumë patriotë tjerë, kundërshtarë politik të Zogut, u arratisën jashtë vendit. Pas një kohe qëndrimi në Vjenë, Qamiliu vendos në Berlin. Gjatë qëndrimit në mërgim (1925-1930), nuk pushoi së vepruari politikisht, që në fokus e kishte çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Ai damkoste fuqitë e mëdha, të cilat në Kongresin e Berlinit e copëtuan Shqipërinë dhe i sollën mjerimin popullit shqiptar. Është i njohur një manifest i tij politik prej katër paragrafësh, dërguar sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, në vitin 1929. Bashkë me Bedri Pejanin dhe Ibrahim Gjakovën ishin në udhëheqësinë e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës.

Pas amnestisë që u dha Zogu kundërshtarëve të tij politik, Qamil Bala u kthye në Tiranë. U emërua drejtor i Konviktit privat “Naim Frashëri”, pranë të cilit arriti të çeli Shkollën Normale për Vajza, në të cilën dominonte fryma e pedagogjisë gjermane. Kishte aktivizuar edhe orkestrinën, nën drejtimin e profesorit Luigj Filaj, e që u bë orkestrina më e njohur në Tiranë. Oborri i shkollës dallohej për rend, rrgull e pastërti, me plot lodra. Me angazhimin e tij, arriti që nga një numër i madh i vajzave, të përzgjedhë 100 më të zgjuarat,shumica nga familje të varfëra, dhe me bursa të shtetit i vendosi në konvikt. “Unë do t’i jap vendit 100 vajza përparimtare,  100 mësuese e nëna me kulturë e me koncepte moderne. Kështu do ta ndihmoj revolucionin shoqëror të vendit mbi rolin e gruas në shoqëri, dhe ato do të bëhen 100 flamurtare për lirinë e shumë të tjerave”, thoshte Qamil Bala. Ai i kishte angazhuar ato vajza që t’ua mësuar shkrim-leximin shqip edhe punëtorëve e qytetarëve tjerë të Tiranës.

Qamil Bala ndërroi jetë më 28 gusht 1933, ende pa i mbushur 55 vjet moshe, kur prej tij mund të priteshin vepra tjera të mëdha. Ai la pas vete bashkëshorten dhe një vajzë e një djalë.

Kuvendi Popullor i Shqipërisë më 2 mars 1987, QamilBalës i dha titullin “Mësuesi i Popullit”.

Qaml Bala ishte hoxhë me arsimim profesional, po punoi e veproi si mësues, drejtues, organizator, ideator e reformator i institucioneve dhe sistemit të arsimit në një hapësirë të gjërë gjeografike, gjithmonë i lidhur me atdheun dhe me platformën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Personalitetet e tilla, si Qamil Bala e shumë të tjerë, duhet të kujtohen e nderohen për sa të jetë jeta.Unë këtë paraqitje të portretit të Qamil Balës e bëra, me respektin më të madh për kujtim e nderim të Tij.

Adil FETAHU

(Të dhënat për Qamil Balen i zgjodha e mora nga librat: Dr Abdullah Vokrri: “Mësues në Kosovë e në Shqipëri – personalitete të shquara të arsimit tonë kombëtar”, Libri shkollor, Prishtinë, 2008; dhe Grup autorësh: “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, botimi i tretë, Tiranë,2015).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh