E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përgjithmonë rivale? Dua Lipa konfirmon lidhjen e dashurisë me ish-in e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë e re tek regjisori francez Romain Gavras.

Ylli i popit shkurtin e kaluar u largua nga një festë BAFTA në Londër me regjisorin pranë saj. Që atëherë nisën aludimet se se Dua ishte në një lidhje dashurie me Gavras.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me Romain Gavras duke konfirmuar thashethemet për romancë. Përmes story në Instagram në llogarinë e saj personale, Lipa ka postuar një foto të tyre së bashku.

Fotoja tregon dorën e Lipës duke mbajtur një foto duke qeshur me Gavras, teksa e postimin e shoqëron me një zemër. Kjo është hera e parë që të dy e bëjnë publike lidhjen.

Lipa është beqare pas ndarjes nga modeli Anwar Hadid në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për gjashtë muaj para se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars të vitit 2021. Regjisori ka qenë më parë në lidhje me reperen MIA dhe ka drejtuar disa nga videoklipet e saj./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh