E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nuk është Vuksani po Hasani! – Na ngatërrojnë punët e robit, jo të Zotit- – Nga Hysni Osmani, Tiranë

Në foto: Autori Hysni Osmani, tu skamni (man i zi-kokërrmadh) i vjetër tash 5 breza, në oborr të shtëpisë në Geg-Hysen

Miku dhe shoku im i feminise Zeqir Lushaj shkruen bukur, vertete shume bukur.

Por nuk e di ç’dreqin ju ka teke e ban do poezi edhe per vorret. Jo vorret e Grise, jo vorret katolike, jo ato myslimane. E mue keto nuk me pelqejne hiç, bash hiç! E per te largue sado pak ate merzi qe sjellin vorret po sjell nje ngjarje te treguar me motiv  po nga vorret, por me pak humor… se edhe ne vorre nga i her gjendet humori krahas trishtimit.

…!

Ne Geghysenin tim, ngjitur me Grine e Zeqirit, ka nje store te bukur, ngjarje e jetueme.

…Ne vitin 1913 edhe geghysenasit si gjithe Malsia e Gjakoves u perndoqen nga shkau dhe  u detyruen te bien ne Shkoder. Vetem njeni, qe e kishte  shpine ne krye te katundit nuk u largua, por qendroi aty. Vuni nje kryq ne kulem te shtepise, grueja veshi nje kotull te zese dhe u prezantuen si katolik… Shkiet nuk i trazuen.

Kur u kthyen pas tre muajsh te perndjekunit, gjithçka ishte djegur, vetem shpia e ketij, X. Y, jo! Por dredhia e tij nuk u prit mire nga bashkevendasit e tjere, te cilet e leçiten (izoluean) per disa kohe deri dhe per vdekje dhe dasma nuk e ftonte kush. Bile hoxha ja ndaloi edhe te falej ne xhami me xhematin tjeter. Mandej, disa vite me vone, e falen, por nuk u harrue lehte kjo herezi e tij.

… Kur vdiq e futen ne dhe te xhamia ne Breg te Geghysenit,aty ku jane vorret myslimane. ( Sa per dijeni ne Geghysen ka edhe vorre katolike, te Kisha e Gjate ne Selimaj, qe nuk mbahen mend sa te vjetra jane..). Po ate dite vdes nje burre i besimit katolik nga pertej drines, qe ishte çipçi ne lagjen Gjonaj te Selimajve familjarisht. Dhe ket e varrosin te vorret katolike te Kishes se Gjate… Mbas darkes, djalit te tij i kujtohet se ne xhepin e  xhamedanit te te  jatit  qe e kishin varros, kishin  harrue  15 lira… Askush nuk pranoi te shkoi te hapi vorrin, mbasi ky veprim ishte  nje sakrilegj qe nuk e lejonte feja…

Kur u larguen  pjesmarresit nga darka e ceremonise se varrimit, dikur vone naten niset i biri qe ta hapi vorrin dhe te marri lirat… Afer varrezave takon dy udhetare te nje katundi tjeter qe po ktheheshin nga ceremonia e vdekjes se atij myslimanit qe thame me lart dhe qe e dinin edhe historine e tij te kalueme, me kryq maje shpie… Djali ju tregon hallin e tij dhe pse kishte dale kaq vone nga shpia… dhe sic ju thote atyre. “-me qe ju qiti zoti ju lutet, hajdeni e me ndihmoni se druaj qe nuk mund ta ri-hapi i vetem varrin dhe po ju paguaj…“.

Te tre filluan te shplonin vorrin ashtu naten… Kur afrohen te arkivoli, i thone djalit, -dil ti, se je i ri e nuk ban me pa te dekun naten…Dhe mbasi e largojne ate `´…Iiii bre, bertasin“! -Po ketu nuk ka arkivol, por vetem nje i dekun  mbeshtjelle me qefin…dhe ky nuk eshte Vuksani  po Hasani (emrat nuk jane real, per etike)..

Djali, vetem 14 vjeç, tmerohet, se jo vetem i hupen lirat po edhe baba… Dashamiret e rruges e mlojne vorrin shpejt e shpejt tuj ra shahadet… por me lirat ne xhep!!!

Dhe pastaj vazhdimisht hoxha e tregonte ket histori para xhematit apo edhe ne raste te tjera… Shih çka e gjen ate , qe ndrron fe.. as vorri nuk e len mbrenda… ma mire nje katolik i mire ne dhe` te xhamise se nje mysliman i keq si ky i yni…

I lumi Zot ua ndrroi vendet naten e dekes…

…!

(Shenim: -Materiali eshte shkeputur nga nje permbledhje kujtimesh qe autori e ka ne proces).

-Per Limit.al, nga Tirana, 30 Mars 2020-

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh