Përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe në gjuhën arabe
Abdulatif Husejn Arnautika lindur në Damask më 1931. Ai i kreu studimet e larta dhe pas universitare në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe, në Universitetin e Damaskut. Jetën e tij letrare e ka filluar në fund të viteve dyzet. Ai nisi të shkruajë poezi qysh në moshën 16 vjeçare, ndërsa në moshën 18 vjeçare shkruajti romanin e tij të parë me titull “Aroma e Hyrit”. Botimi i veprimtarisë së tij letrare – tregim dhe poezi – ka qenë në gazeta dhe revista të ndryshme në Damask. Abdulatifi është i njohur si shkrimtar, poet, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arabe, publicist dhe mbi të gjitha ai mban meritat si përkthyesi i parë i letërsisë shqiptare në gjuhën arabe.
A. Arnauti e nisi përkthimin e veprave shqipe në gjuhën arabe rreth viteve ‘50. Ndër veprat kryesore të përkthyera vlen të përmenden “Përse mendohen këto male”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dasma”, “Dosja H” nga Ismail Kadare; “Njeriu me top”, “Burri dhe pushka” ngaDritëro Agollit; “Ato male” dhe “Dasma e Sakos” i Vath Koreshit apo “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Familja e peshkatarit” e shkrimtarit shqiptar Sulejman Pitarka etj.



