E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ndrroi jetë Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Kosovën, nipi i Azem HAJDARIT

Në mbrëmjen e vonë të 22 marsit 2024, ndrroi jetë në Prishtinë, në moshën 45-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, avokati, diplomati, zyrtari Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Republikën e Kosovës.

Altin Mustaf PONARI ka lindur më 5 janar 1979 në Tropojë, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij të hershme. Ai, me një përkushtim të madh ndaj dijes e arsimimit, e kreu me rezultate të larta Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakultetin Juridik, në vitet 2006-2009.

Altin Mustaf PONARI, nipi i Azem Hajdarit, u rrit si demokrat, pasi që në moshën 11 vjeçare i shkonte mbrapa në veprimtari të ndryshme partiake publike dajës së tij, duke u bërë pjesë e të gjitha forumeve aktive të PD-së në Tiranë dhe ndërvite kontribuoi shumë për rikthimin e PD të Shqipërisë në pushtet në vitin 2005.

Juristi i ri, Altin Mustaf PONARI, e vazhdoi karrierën e tij zyrtare edhe në fushën e diplomacisë, në vitet 2008-2010, duke punuar diplomat në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, në kryeqendrën e selive të disa organizatave ndërkombëtare, si BE, NATO, etj.

Pas kthimit nga Misioni Diplomatik në Bruksel e filloi punën e tij të re në Tiranë, e vazhdoi karrierën e vet si oficer-inspektor i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, duke dhënë kontribute të dallueshme.

Pas largimit nga MPB e vazhdoi karrierën e tij zyrtare, pandalur, me sukses, në vitet 2013-2015, me detyrën e re: drejtor në Bashkinë Tiranë, në Bashkinë e Kryeqytetit, të Metropolit Shqiptar.

Altin Mustaf Ponari, edhe pas largimit nga Bashkia e Tiranës, e rifilloi aktivitetin në profesionin e tij të shkollimit të lartë e të veprimtarisë së tij juridike dhjetëvjeçare, duke punuar si Avokat në periudhën kohore 2016-2019, duke krijuar emrin e tij të mirë në fushën e jurisprudencës shqiptare.

Altin Mustaf PONARI nga viti 2019 deri me 22 mars 2024, në ditën e ndarjes së tij nga jeta, punoi në detyrën e lartë të Kryeshefit Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë së Sigurimeve EUROSIG për Republikën e Kosovës.

Altin Mustaf PONARI është një shembull i lartë i përkushtimit e përgjegjësive të mëdha ndaj detyrave profesionale, shtetërore, private, misionare, që ndërmorri vet, që ia besuan të tjerët, duke mos u shkëputur nga puna as vitet e ditët e fundit të sakrificave mbijetuese e veprimtarimi përballë sëmundjes së gjatë e të rëndë që e ndau nga jeta në moshë të re, kur po jepte maksimume të dijes dhe të përvojës së tij të shumanshme e të çmuar 15 vjeçare, kur e kishte krijuar profilin e tij të lartë në punë, në jetë, në shoqëri, në detyrat e tij në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë.

Kjo ikje e tij e parakohshme, në Ditën e Sulltan Novruzit, në Ditën e 22 Marsit të Demokracisë Shqiptare, në Ditën e Verës, është një dhimbje e madhe dhe e thellë për familjen e tij – për bashkëshorten e tij, Blerina PREZA dhe të katër fëmijët e tij: ANDRI, PERLA, ARBI e EMA, për motrat e tij: ADA e LOLA dhe vllaun DORIANI; për prindërit, për të afërmit e tij, për të gjithë ata që e njohën në punë e në jetë, për Kompaninë EUROSIG në Kosovë, i cili u nda prej Nesh duke na lënë kujtime të mira, përvojë të pasur, emër të lartësuar, kujtim të paharruar!

Njoftojmë se me datën 24 mars 2024, ditë e dielë, nisë E-PAMJA tek Funeral “ALBA 2000”, në Rrugën e Dibrës dhe në ora 13.00 të kësaj dite do të jetë Përcjellja Mortore për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

E PAMJA do të jetë në datat 25-26-27 Mars 2024, nga ora 09.00 deri në ora 17.00, në Bar-Restorant “PIAZZA”, në Sheshin “Harri Truman”, Rruga “Ded Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh