E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

MIRAZH I MJEGULLT – Nga Xhane Sherif IMERAJ

Nuk mund të them: “i kam të gjitha”,
Nuk mund të them: “s’kam asgjë”.

Brenda boshësisë,
heshtjes së mistershme
të paktën rreh zemra
që s’më le të them “nuk kam”, që s’mund të them: “kam”,
“as më mjafton, as më tepron”.

Brenda heshtjes
koha zhurmon
mbetur mbështjellë skeletit si peliçe e vjetër,
gjysmë e grisur,
gjysmë e arnuar.

Po ja që s’mund të them: “nuk kam”, as mund të them: “kam”.
Veshur trishtë
ftohtësisë së stinëve,
ikur pa ikur,
ardhur pa ardhur,
herë mjegullës,
herë shiut
varur në rrezet e diellit, zbritur ylberëve të shpirtit, pellgut të syrit
ku bie e nuk bie
loti i lumit pa shtrat.

Kohës së pakohë
ku s’mund të them: “nuk jam” e nuk e di ku jam
hapësirës se pamatë,
pendë e një zogu
që arriti qiellin,
shenjtërisë së fjalës tokësore…

E përsëri s’mund të them se jam, nuk mund të them se s’jam labirintit të kryqëzimeve
ku janë të gjithë,
pa qenë trup, as hije.

Mirazh i mjegullt mërzie…

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh