E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Man Myftar Matoshi i Brigadës XXV Sulmuese

U lind më 1928 në fshatin Luzhë të rrethit Tropojë. Urrit dhe u edukua në një familje të njohur për tradita atdhetare. Gjatë jetës fitoi disa virtyte të mira, si dashuria për shokët e atdheun. Gjakftoftësia e  urtësia në jetë e në punë, shoqëri e kudo, vendosmëria për të mbrojtur të vërtetën e të drejtënishin disa tipare dalluese të tij. 

Në vitin 1944 mori pjesë në batalionin “Rinia” e pastajnë Brigadën e XXV Sulmuese të Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare (Tropojë). Brigada mori pjesë edhe nëluftën për çlirimin nga pushtuesit nazifashist të Kosovës e tëJugosllavisë  deri në Bosnjen Jugore e Sanxhak. Ka qenëkurdoherë i disiplinuar dhe shembullor për kryerjen e detyraveqë i janë ngarkuar, megjithëse ishte nga më të rinjtë nëbrigadë dhe ishte dimër i ashpër e kushtet e jetesës Ishin tëvështira (nëntor 1944-mars 1945). 

 Pas çlirimit të Atdheut, ka marrë pjesë në shumë aksionetë rinisë, si për hapjen e rrugës Kukës-Peshkopi, hekurudhënTiranë-Durrës-Rrogozhinë, tharjen e Kënetesë së Maliqit. Po kështu edhe në aksionet lokale për rindërtimin e ndërtimin e vendit. Në të gjitha aksionet është dalluar për punë të mirë dheështë shpallur disa herë sulmues çdo vit. 

Për disa vite ka drejtuar organizatën e partisë në Luzhë, ku ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën dhe të vërtetën. Gjithnjëka qenë në anën e njerëzve në nevojë. Veçanërisht gjatëperiudhës së vështirë të kolektivizimit dhe të forcimit tëkoperativës ka dhënë kontribut, duke qenë i drejtë, i paanshëmdhe ka mbrojtur me zgjuarësi njerëzit. Ka qenë kritik ndajveseve të liga, si thashetheme, gënjeshtra e shpifja etj. që jo rrallë shfaqeshin në jetën e brendshme të partisë, që mund tësillnin pasoja të dëmshme edhe në popull. Mani ka drejtuardisa vjet edhe këshillin popullor në fshat si edhe  koperativënbujqësore. Në çdo detyrë ka spikatur ndjenja e lartë e ndërgjegjës dhe e përgjegjësisë për të kryer sa më mirë detyratnë shërbim të bashkëfshatarëve. 

Pikërisht se ka qenë me figurë të pastër morale, indershëm, i drejtë, i sinqertë, i janë besuar vazhdimisht punëme përgjegjësi, të cilat i ka kryer me nder.  

Duke u ndarë nga jeta Man Myftar Matoshi la pas njëemër të nderuar dhe një trashëgimi të pasur që e mbajnë lartëemrin e mrin e babait, burrit fisnik. Familja, farefisi, shokë e miqë të shumtë më 20 qershor 2023 i dhanë lamtumirën e fundit, në qytetin Bajram Curri, duke ruajtur vlerësime të lartasi burrë fisnik. 

Tiranë, më 20.06.2023                                      

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh