E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Mallkimi” i njeriut që fitoi 315 mln dollarë në llotari: Më mirë ta grisja biletën

Ai fitoi plot 315 milionë dollarë në llotari, por më pas shumë të këqija i ndodhën në jetë. Të premten atij i dogjën shtëpinë, ndërsa ka humbur dhe personat e rëndësishëm që kishte në jetë.

Amerikani Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002, por thotë se e ndoqi nga pas një mallkim. Ai u grabit disa herë pas fitimit të lotarisë dhe katër vite më vonë deklaroi se ka falimentuar. Ai fajëson biletën e lotarisë edhe për vdekjen e të bijës dhe mbesave.

Ato u fiksuan pas parave dhe drogës. “Do doja ta kisha grisur atë biletë”, tha ai, pasi ato u fiksuan pas parave dhe drogës.

Ditën që iu dogj shtëpia, ndodhej në banesë edhe gruaja e tij, e cila arriti të shpëtojë në kohë, ndërsa amerikani thotë se banesa e tij nuk ishte e siguruar.

Ja pra, askush nuk ka dalë i fituar nga lojërat e fatit, ndaj për ju që jeni të fiksuar pas tyre, është mirë të hiqni dorë sa jeni në kohë. / Go & Watch /

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh