E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lamtumirë mikut tim dhe patriotit shqiptar, Profesor Ibrahim ZHUTA…!

Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e mikut tim dhe profesorit Ibrahim Zhuta.

Familja Tafilj në Amerikë, por edhe në Kosovë, gjithmonë e kanë vlerësuar lart mikun e tyre, Ibrahim Zhuta, për veprimtarinë e tij kombëtare dhe familjare.

Si prind, Ibrahimi rriti dhe kultivoi një familje bujare e atdhetare. Ai pasqyron pozitivitetin dhe dashurinë familjare. Si vëllai i madh i familjes së nderuar Zhuta, Ibrahimi ishte katalizatori i afrimit të antarëve të Familjes së Madhe Zhuta. Mbi të gjitha, Ai, mbajti gjallë traditën dhe këshillat e prindërve nga Veleshta heroike e Strugës.

Në nivel kombëtar, profesor Ibrahim Zhuta, përveç një familje të shkëlqyer, la pas shumë njerëz të shkencës dhe gjuhës. Librat e profesor Ibrahimit Zhutës ishin ndër më të vlefshmit për të pasqyruar rrugëtimin dhe peripecitë familjare e kombëtare.

Jam i nderuar dhe i privilegjuar si mik i kësaj familjeje, por edhe në jetën time profesionale, që kam pasur një miqësi të shkëlqyer dhe të ndërsjelltë me Profesorin Ibrahimin Zhuta.

Ndaj, në këto momente të dhimbshme për Familjen Zhuta, edhe Familja Tafilaj, ndjen dhimbje dhe shprehë ngushëllimet tona të sinqerta.

Duke shpresu se Profesor Ibrahim Zhuta është i pranishëm në paris, lus dhe kërkoj nga miqtë e mij Zhuta që pikëllimin e kthejnë në selabrim të jetës dhe kujtimeve të shumta të vllaut dhe patriotit Ibrahim Zhuta. Shpresoj që pozitiviteti i Profesorit të jetë kujtimi dhe vlerat e tij, të cilat ai i pasqyroi gjatë jetës së tij.

Sinqerisht, të pikëlluar

Familja Tafilaj në SHBA dhe në Kosovë,

11 shtator 2024, në Hjuston-Teksas, USA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh