Gjermania gjatë luftës Dytë Botërore, në gjithë Shqipëri, bëri dëme të mëdhaja, duke djegur shtëpi e hedhur në erë ura, duke vrarë njerë të pafajshëm burra, gra e fëmijë.
Sipas kujtimeve të atdhetarit, patrriotit e luftëtarit Arif Ahmet Hajdarmataj nga fshati Zogaj – Tropoje, i cili ishte shok arme me Heroin e Popullit Bajram Curri ku për veprimtari të tij atdhetare si luftëtar besnik i Bajram Currit, Arifi denohet me 101 vjet burg nga regjimi famëkeq i Ahmet Zogut dhe kushërini i tij Hoxhë Zog Hajdarmataj varet me litar në qytetin e Krumës të Hasit, po nga regjimi i Zogut (Sot gjimnazi i Zogaj mban emrin e dëshmorit Hoxhë Zog Hajdarmataj), Arifi kujton: “Tre Gjermanë, të shoqëruar nga një gjakovar i cili luante rolin e përkthyesit dhe të shoqëruesit, meqenëse e njihte shumë mirë fshatin Zogaj të Malsisë të Gjakovës, kur një kodër e ulët e ndajnë Gjakovën me Zogajt”. Ata zbresin në qendër të fshatit Zogaj dhe fillimisht vranë patriotët të tre vëllezërit Rexhë Mehmet Hajdarmataj, Kadrinë e Muslinë si edhe nusen Rushë Hajdarmataj, ja venë flakën shtëpisë të tyre dhe këta 4 trupa i hedhën në flakë ne zjarrin qe ishte marrë shtëpia. Tragjedi e vërtetë ku do kalojnë shumë breza dhe kjo në memorien e tyre do të ngelin përgjithmonë për vdekjen e këtyre 4 dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë e të lumtur.
Të 3 gjermanët me shoqëruesin drejtohen për tek shtëpia ime. Një kojshi spiun (Hafije) kishte raportuar tek gjermanët se komandanti i batalionit partizan të Hasit, Ismail Poga me 3 partizanë ndodhen tek shtëpia ime. Në të vërtetë Ismail Poga me disa partizanë të Hasit dhe të çetës partizane të Zogaj kishte marrë disa aksione luftarake kundër gjermanëve dhe postave ushtarake të tyre si në Zogaj, Bytyç, Kam e Qafë Prush. Ardhja e Ismail Pogës me partizanët e Hasit, kishte për qëllim kordinimin e aksioneve luftarake të zonës Zogaj të udhëhequr nga komandanti i kësaj çete partizani Isuf Musë Hajdarmataj me çetën e Bytyçit të udhëhequr nga 3 vëllezërit Shaban Haxhi Demaliaj, Hasan e Bajram Demaliaj. Pasi e pritëm përzemërsisht Ismailin me shokë, filluan bisedimet për takimet e ardhshme e aksionet me drejtuesit e çetës tpartizanëve të Zherkës Rexhep Arif Hajdarmataj dhe Shaban Sadik Hajdarmataj me partizanët e qendrës Zogaj Bistim Hoxhë Hajdarmataj, Bali Arif Hajdarmataj, Maxhun Shaban Hajdarmataj, Ukë Shaban Hajdarmataj dhe Ukë Arif Hajdarmataj si dhe në lagjet Xhuxh, Mahallë e Epërm, Xhediaj me partizanët Hysen Kadri Aliaj me Matosh Matosh Mertinaj, Muhamet Ozman Xhediaj e Niman Musë Hajdarmataj dhe detyrat që do të kenë secili në të ardhmen. Me Ismailin kishim thithë gjakun pra ishim ba prebatima domethanë ba vllazën, prandaj më besonte për cdo gja dhe detyra që më linte ua transportoja menjëherë partizanëve .



