Këngëtarja me famë botërore Katy Perry ka qenë e pranishme në kurorëzimin e mbretit Charles në Londër. Gjatë momentit të ceremonisë, paparacët e kanë kapur në një moment kur ajo ka humbur ekuilibrin.
Veshja e saj e ngushtë, ia vështirësonte edhe më shumë ecjen. Ajo kishte veshur një fustan rozë, dhe mbante në kokë një kapele me rrjetë të madhe.E fejuara e Orlando Bloom ka nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata, me një fund të ngushtë, shkruan “The Sun”.
Ndërkohë që po largohej nga Westminster Abbey, këngëtarja shfaqi probleme me takat e bardha.



