Sot u bënë 7 vite nga rënia në krye të detyrës së Dëshmorit të Kombit, Kapiten Feti Voglit, pjesëtar i misionit shqiptar “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i talentuar, i përkushtuar në detyrë, me rezultate dhe arritje të larta, gjë për të cilën është vlerësuar dhe dekoruar disa herë me medalje të ndryshme. Kapiten Vogli ra në krye të detyrës, siç bien burrat shqiptarë, sy patrembur dhe si heronj. Ai …… nuk iu përgjigj Apelit kur e thërrita 3 herë rresht në varrezat e Dëshmorëve të Kombit…..
Nuk mund të harroj kurrë momentin më të rëndë të karrierës sime ushtarake, dhënien e lajmit të kobshëm familjes, Alva humbi bashkëshortin e përkushtuar, Egi humbi babin e dashur, prindërit humbën njeriun më të shtrenjtë, vëllai dhe motra humbën vëllain e devotshëm. Batalioni i forcave Specile humbi shokun e luftës.



