E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Ka qenë yll, e skalitur nga Zoti”, Frederik Ndoci tregon kohën kur Xhoana Nano ishte modele në videklipin e tij

Artisti i madh Frederik Ndoci ka ardhur së fundmi në një intervistë ndryshe nga ato të dhëna më herët. Duke kënduar dhe duke rrëfyer këngëtari ka zbuluar disa episode nga jeta e tij që shumë prej fansave nuk ishin në dijeni.

Teksa këndoi këngën “Sytë e tu”, Ndoci rrëfeu se modelja të cilën e kishte marrë në klipin e kësaj këngë ka qenë pikërisht bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano.

Ai ka treguar momentin kur e ka parë Xhoanën për të cilën tha se ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.

“Në 1989 e kam bërë këtë këngën. Kënga e parë vidioklip dhe ka qenë bukuroshe e asaj kohe Xhoana Nano. Ka qenë nëj fëmijë i jashtëzakonshme. Ajo ka qenë yll. Atëhere ka qenë e skalitur. Më çuan në disa shkolla të mesme dhe kur e pamë këtë thash “A është njeri ky?”, tha ai./TCH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh