Jennifer Lopez e ka zbukuruar ballinën e Rolling Stone, ndërsa në intervistën për këtë revistë ka folur për ulje e ngritjet e jetës së saj.
Këngëtarja dhe aktorja ka kujtuar fillimet e saj dhe kohën kur u nis nga lagjet e varfra në rrugën drejt famës dhe suksesit.
“Doja të realizoja disa gjëra dhe kisha gjithmonë atë frymën konkurruese për ta realizuar këtë. Prindërit e mi nuk ishin të pasur dhe jetonin në një lagje të varfër, ku çdo para do të thotë shumë. Puna ime e parë ishte në një sallon bukurie, ku pastroja. Aty më paguanin 10 dollarë për një punë të bërë mirë”, ka rrëfyer ajo.




