E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ish gruaja e futbollistit të akuzuar për përdhunim kërkoi gjysmën e pasurisë, habitet kur zbulon që ai e kishte llogarinë bosh

Bashkëshortja e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakim, ka kërkuar në gjykatë të divorcohet nga futbollisti i njohur, pas akuzave ndaj tij për përdhunimin e një 23-vjeçareje. Por në momentin që ka shkuar të ngrejë padinë e divorcit, ajo ka zbuluar se marokeni i kishte dhuruar të gjithë pasurinë nënës së tij.

“Kur mbërrita në gjykatë, u befasova kur zbulova se ajo që kisha frikë nuk ishte e vërtetë, zbulova se makina, shtëpitë, miliona pasuri ishin të gjitha të shkruara në emrat e nënës së tij dhe paga e tij. 1 milion euro merr çdo muaj nga PSG, 80% e të cilave ia jep nënës së tij”, tha Hiba Abouk, shkruan El Pais.
Aktorja 36 vjeçare, e cila është 12 vjet më e madhe se futbollisti ka kërkuar gjysmën e pasurisë së futbollistit, rreth 70 milionë paund, por është habitur kur ka mësuar të vërtetën.

“Gruaja e Ashraf Hakimit e çoi çështjen e shkurorëzimit në gjykatë dhe kërkoi që ta ndajnë pasurinë dhe ta ndajnë në gjykatë. Kur po zbatohej shkurorëzimi, të dy ranë dakord për ndarjen e pasurisë, por rezultoi se Ashraf Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe asnjë llogari bankare. Kohë më parë, Ashraf Hakimi ka regjistruar pronën e tij me nënën e tij”, tha personi që po ndjek çështjen.

Achraf Hakimi, filloi të hetohej për dhunë seksuale ndaj një vajze 23-vjeçare. Krimi për të cilin po ndiqet penalisht Achraf Hakimi besohet se është kryer kur ai e ftoi vajzën në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tyre ishin me pushime në Dubai.

Prokurorët francezë hapën një hetim për kryerjen e krimeve më 25 shkurt 2023. Pas denoncimit, më 27 shkurt 2023 nisi hetimi për krimin pasi vajza kishte paraqitur prova konkrete. /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh