E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ish e dashura e Amosit flet për Yllka Mujon: “Ajo vetëm vjehërr nuk ishte”

E ftuar në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku, ka folur në lidhje me ish-dashurin e saj, Amos Zaharia, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë.

Ajo tregoi se kanë pasur një lidhje 6-vjeçare, dhe asaj marrëdhënie i dhanë shumë mundësi të dy, por nuk zgjati. Këngëtarja tregoi se mban marrëdhënie të mira dhe se gëzon shumë respekt për Amosin dhe familjen e tij.

“Amos ka një tip që nuk është shumë i dhënë, është natyra e tij introverte mund të them. Tashmë kemi dy vite që jemi ndarë. Patëm një marrëdhënie shumë të bukur bashkë, patëm një lidhje 6-vjeçare.

Ishim karaktere shumë të ndryshme. Ne që në fillim kemi bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Yllka Mujo ishte shoqe, vetëm vjehrrë nuk ishte për mua, ajo ishte brilante.

Për Amosin, nuk kam dashur të shprehem gjatë kohës së Big-ut për shkak të respektit që ruaj për të dhe familjen e tij”, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq. Këngëtarja rrëfeu se kaloi në një gjendje depresioni dhe se humbi shumë peshë pas ndarjes.

“Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspask e lehtë”, tregoi këngëtarja./Shqip

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh