Një video u bë virale muajin e kaluar me protagonist këngëtarin Ardit Çuni. Ai u ndalua rastësisht gjatë një shëtitjeje që po bënte në rrugët e Londrës nga përdoruesi i “TikTok-ut” dhe miliarderi, Adam Abraham.
Adami bën video të përditshme në kanalin e tij ku flet rreth produkteve luksoze të cilat ai blen dhe shet. Sipas përshkrimit të sfidës, Arditi duhet të këndonte një këngë me një fjalë të përcaktuar dhe si shbërblim do të fitonte një orë me vlerë 250.000 euro. Mesa duket fati dhe zotësia nuk i munguan këngëtarit tonë, i cili e kaloi me sukses këtë provë. Ai e publikoi videon edhe në llogarinë e tij personale të “TikTok-ut” dhe shkruajti: “Kur fati është në anën tënde.”
Të shumtë ishin ndjekësit e tij në rrjet të cilët menduan se video-ja nuk ishte reale, por një bashkëpunim për të marrë klikime, pasi dukej se Adam Abrahami kishte dëgjuar edhe më parë për Ardit Çunin. Pikërisht ditën e djeshme ai sqaroi për të gjithë sesi qëndron e vërteta e pronësisë së orës dhe se ç’ndodhi me të pas video-s.



