E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brad Pitt flet për lidhjen e tij më të lumtur dhe jo nuk është ajo me Angelina Jolie

Brad Pitt është takuar me shumë femra të famshme, përfshirë ish-bashkëshortet e tij Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, por “një nga marrëdhëniet më të mira” që ka pasur ndonjëherë ishte me dikë që “ende e do”.

Aktori 59-vjeçar u takua me ish të dashurën e tij Juliette Lewis në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1990. Edhe pse Juliette ishte atëherë vetëm 17 vjeç, ndërsa Brad ishte 27 vjeç, lindi dashuria dhe ata u bënë një nga çiftet më të bukur në Hollywood.

Ish-të dashuruarit u takuan për tre vjet, por në fillim të vitit 1993 vendosën t’i jepnin fund lidhjes. Ndërsa Juliet më vonë tha se Brad “nuk ishte më në universin e saj“. Aktori së fundmi kujtoi “kohën e mrekullueshme” që kishin kaluar së bashku. “Unë ende e dua atë grua. Kam kaluar shumë mirë me të. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me vizionin se dashuria i pushton të gjitha, dhe kjo nuk është e vërtetë?”, tha ai në një intervistë për “Vanity Fair”.

Pas ndarjes së tyre, në vitin 1993, Brad dhe Juliet luajtën përkrah njëri-tjetrit në filmin e tyre të dytë, California.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh