Në emisionin “Wake Up” në Top Channel në moderimin e Blendi Salaj, Enxhi Nasufit dhe Neada Muçaj si çdo ditë flitet dhe për ngjarjet më të fundit që zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother.
Blendi Salaj ka treguar se për shkak të atyre gjërave që fliten në emision për personazhe të ndryshëm të Big Brother ka marrë dhe kërcënime me vdekje nga një fans i njërit prej banorëve.
Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.



