E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bebe Rexha pi marijuanë me Snoop Dogg, ja komenti epik i babait të saj

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po bashkëpunon me “njohësin më të mirë të marijuanës”, Snoop Dogg, për këngën e tyre më të re “Satellite”.

Ajo publikoi një video ku tymoste  me reperin legjendar të enjten.

“Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti / Mora një biletë me një drejtim / Është një mision me një njeri në parajsë”, këndon Bebe nga pjesa e këngës.

Sipas muzikantes së “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.

“Të punosh me Snoop është një ëndërr”, thotë Rexha për “People”, duke shpjeguar se fillimisht i ka dërguar këngën “Satellite” reperit përmes “Instagram”-it. “Ai më thirri në orën 7:00 të mëngjesit të nesërmen duke thënë: “Yo, kontrollo emailin tënd. Ti ke një email”.

Rexha tregoi se ishte shumë e emocionuar për këtë. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marihuanë bashkë me Bebe Rexhën.

Snoop i thotë Rexhës se duhet të provojë marijuanën e tij dhe ajo i përgjigjet: “Tani në setin e videove? Unë do të dukem e pirë në video.”Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’,” thotë ajo.

Por edhe pse shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar, njëri prej tyre nuk ishte.

http://limit.al/wp-content/uploads/2023/04/342540917_2121758494679790_9098143878279112273_n.mp4

“Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi marijuanë në internet? A je e çmendur?”, thotë ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse pi cigare me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”

“Satellite” do të shfaqet në albumin e ardhshëm të Bebe , i cili do të publikohet javën e ardhshme dhe Snoop nuk është ikona e vetme e paraqitur në projekt./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh