E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arbana e quajti fanse, Balina Bodinaku: “Kompleksi është vuajtje…”

Mbrëmjen e djeshme u mbajt pjesa e parë e Poet Big Brother Vip Albania.

Arbana Osmani, dy opinionistët Zhaklin dhe Arbër, si dhe të gjithë konkurentët, u vendosën përballë njëri-tjetrit. Në diskutimet e tyre nuk munguan as debatet dhe tonet e larta të zërit.

Një përplasje ndodhi mes Kiarës dhe Zhaklinës. Në këtë pikë ndërhyri Arbana duke ju drejtuar opinionistes.

“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar rastin e vitit të kaluar ku Balina Bodinaku u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Pas kësaj, Balina ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram.“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”, shkroi Balina.

Më pas përmes disa videosh, Balina u shpreh se Arbana i ka bërë ftesë të ishte opinioniste edhe këtë vit. Nisu nga kjo, beson se deklarata e moderatores mbrëmë ka qenë në kontekstin e shakasë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh