E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Albanologu Anton Nikë Berisha, nderohet me çmimin “Din Mehmeti”! – Nga Adem Lushaj

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në praninë e Komisionit profesional të UGJFA-së i ndau çmimin “Din Mehmeti” profesorit  të letërsisë shqiptare, Anton Nikë Berishës, për librin “Qenësia e kumtit poetik”.  Prof. Dr. Anton Nikë Berisha, është profesor në Universitetin e Kalabrisë së Italisë.

Rektori Nimani i shprehu mirënjohje dhe falënderim profesorit Berisha, me motivacionin për kontributin dhe punën e tij e tij të palodhshme në fushën e letërsisë dhe arsimit.

Fituesi i çmimit Prof. Dr. Anton Nikë Berisha e përgëzoj punën e UGJFA-së për edukimin e brezave të rinj dhe ndihet i nderuar dhe falënderues që Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” e vlerësojë veprën e tij “Qenësia e kumtit poetik”. Çmimi u shpërblye me pesëqind euro.

Çmimi “Din Mehmeti” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe, përkatësisht veprat e botuara në fushën e studimit dhe kritikës dhe ky çmim do të bëhet tradicional nga Universiteti i  Gjakovës “Fehmi Agani”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh